10.5 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Prilli, seanca maratonë ndaj ish-krerëve të UÇK-së [agjenda-dokument]

10 është numri total i seancave që do të mbahen në muajin prill ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri më tani janë mbajtur 3 seanca, ndërsa pritet të mbahen edhe shtatë sosh.

Në seanca e mbajtura, ish-krerët e UÇK-së, përpos Kadri Veselit, kanë paraqitur fjalimet e tyre dhe kanë hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë në Dhomat e Specializuara, transmeton PrishtinaPress.

Ish-presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka thënë se në këtë proces është vërtetuar së në Kosovë nuk ka pasur trafikim organesh.

Ndërsa, ish-shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është shprehur se beson në pafajësinë e tyre duke thënë se nuk i frikësohet drejtësisë

E, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dh eish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi  ka thënë se ndihet i njollosur me aktakuzën e Gjykatës Speciale për krime lufte. Sipas tij, ishte absurd akuza për persekutim të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Më ka lënduar aktakuza e ZPS-së, më shumë sesa burgjet e torturat nga Serbia”, ka deklaruar ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img