11.4 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Pretendimet se 3 shtete po kërkojnë suspendim të liberalizimit të vizave, reagon Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar ndaj pretendimeve të ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimi, se tri shtete të BE-së po kërkojnë suspendim të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe fondeve IPA pas krizës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se po dëgjon për herë të parë për diçka të tillë dhe ka thënë se ia merr mendja se kush janë këto tri shtete.

Megjithatë Cramon thotë se s’ka shanca që të anulohet liberalizimi i vizave apo të ndalen fondet e IPA-së.

“Këto informacione po i dëgjoj për herë të parë. Unë mund të imagjinoj se kush mund të qëndroj pas kësaj, për të vihet në pikëpyetje liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s s’vjen në shprehje”, ka shkruar von Cramon.

Ajo tutje ka thënë se është e nevojshme një zgjidhje urgjente politike për veriun.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img