13.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaçi s’beson se Lavdrim Muhaxheri ndodhet në Kosovë (Video)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk është e vërtetë se terroristi Lavdrim Muhaxheri, apo edhe të tjerë që luftojnë në Siri, kanë gjetur strehë në Kosovë.

Një gjë e tillë është spekulim, ka thënë Thaçi në një intervistë për transmetuesin publik.
Thaçi ka deklaruar se Kosova nuk ka mundur si shumë shtete të jetë imune ndaj këtij fenomeni, por që Kosova është kampion në luftën kundër terrorizmit.
“Nuk mund të ketë strehë për asnjë person që ka luftuar në Siri apo dikund tjetër, pra toleranca do të jetë zero”, ka thënë Thaçi.
Presidenti, i cili ndodhet në Ankara në vizitë zyrtare, ka folur edhe për Turqinë, ku ka shkuar për t’u takuar me homologun e tij, Recep Tayyip Erdogan.
Ai ka thënë se Turqia është nga vendet e para që ka njohur vendin dhe ka lobuar për njohje për shtetin tonë dhe se synimi i tij është të forcohet bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit.
http://www.dailymotion.com/video/x56mk61_presidenti-thaci-per-lavdrim-muhaxherin_news

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img