11.6 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaçi flet në Brookings Institute për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në Ballkan

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të ketë një bashkëbisedim me ekspertë të Brookings Institute, një nga think-tanket më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Thaçi do të flasë për të arriturat e Kosovës në 12 vite si shtet, si dhe për mundësitë dhe sfidat në aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.

Brookings Institute është ndër think-tanket më me influencë në politikën e SHBA-së.

Presidenti Thaçi do të flasë edhe për rolin e pazëvendësueshëm të Uashingtonit në arritjen e një marrëveshjeje finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

SHBA-ja përsëri ka marrë rol kryesor në procesin e dialogut dhe kjo shihet nga dy letrat që Presidenti Trump i ka dërguar Presidentit Thaçi, si dhe pas emërimit të ambasadorit Richard Grenell si i Dërguar Special i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img