11.1 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Thaçi dekoron 158 heronjtë e Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë

Sot u organizua ceremonia e dorëzimit të dekoratave Urdhri “Heroi i Kosovës” për familjarët e 158 heronjve nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili vlerësoi lartë sakrificën e dëshmorëve të kombit dhe se si popull vetëm të bashkuar mund ta çojmë përpara amanetin e tyre.

Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit në facebook:

Për aq sa të ekzistojë njerëzimi, do të jemi borxhlinj ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve, dhe të gjithë të tjerëve që kanë kontribuar në forma të ndryshme për të fituar luftën e shenjtë të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Isha i nderuar të jem i pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e dorëzimit të dekoratave Urdhri “Heroi i Kosovës”, nga Presidenti i Republikës, z.Hashim Thaçi, për familjarët e 158 heronjve, emrat e të cilëve janë gdhendur në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Theksova ndër tjera se vetëm të bashkuar si popull mund ta çojmë përpara amanetin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi heronjve të Kosovës!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img