11 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Prapaskenat e anëtarësimit të Kosovës në UEFA, ish-këshilltari i Merkel zbulon në libër bisedat me Hoxhajn

sh-këshilltari i ish-kancelares gjermane Angela Merkel, Christoph Heusgen, së fundmi ka botuar një libër të tij, në të cilën përshkruajti politikën e jashtme të Angela Merkel-it dhe rolin e ardhshëm të Gjermanisë në botë, dhe në këtë libër ka përmendur edhe rolin e ish-ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Lidershipi dhe Përgjegjësia” është titulli i librit të sapobotuar nga ish-këshilltari për politikë të jashtme dhe siguri kombëtare i ish-kancelares Angela Merkel, Christoph Heusgen. Në këtë libër ai ka dhënë përshkrim të politikës së jashtme të ish-kancelares Angela Merkel dhe rolin e ardhshëm i Gjermanisë në botë. Gjithashtu, në një kapitull kur përmend Kosovën, Heusgen përmend ish-ministrin e jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, për të cilin thotë se ka ndihmuar drejtpërdrejt në anëtarësimin e Kosovës në UEFA, duke treguar edhe momente se si erdhi deri tek ajo bisedë.

“Pavarësisht kushteve të vështira të fillimit, mungesës se njohjes nga pesë shteteve anëtare të BE-së dhe sulmeve të vazhdueshme përmes Serbisë, vendi arriti gjatë viteve që të ngrihet në këmbë. Përkundër politikës së brendshme të ashpër, u zhvillua një demokraci funksionale me ndërrime të rregullta të qeverisë. Ashtu si shumica e qeverive të Ballkanit, u orientua edhe kjo e Kosovës në Berlin, kështu që unë mbajta kontakte të ngushta për shumë vite me politikanë, me presidentin kontrovers Thaçi dhe vecarisht me ministrin e Jashtëm gjermanofolës afatgjatë Enver Hoxhaj. Me kërkesën e tij jam ulur në diskutim në vitin 2016 me klubin tim të preferuar “Bayern Munich”, sepse kosovarët dëshironin ta anëtarësonin kombëtaren e tyre në Federatën Botërore të Futbollit FIFA.

Parakusht për këtë ishte anëtarësimi në Federatën Evropiane të Futbollit UEFA. Dhe përmes mikun tim në Bayern, Christopher Keil, i cili është përgjegjës për “çështjet publike”, kam marr një kontakt me Kryetarin e Bordit, Karl-Heinz Rummenigge, i cili më pas mbeshteti si përfaqësuesi gjerman në komitetin e rëndësishëm të UEFA-s anëtarësimin e suksesshëm të Kosovës. Shumica e votave të duhura ishte jashtëzakonisht afër, por nxiti një brohoritje gëzimi të mëdh në vend – një shembull i mirë i forcës diplomatike, që është edhe në sport.”, shkruan në librin e tij ish-këshilltari i Angela Merkel, Christoph Heusgen, i cili tani është kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut që nga viti 2022.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img