5 C
Pristina
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

spot_img

Policia turke fillon ditën me bastisje

Policia turke bastisi më shumë se 100 vende në Stamboll në agim dhe ka arrestuar disa persona, agjencia turke bën të ditur se ky ishte një hetim rreth grushtit të dështuar të muajit të kaluar, njoftoi agjencia e lajmeve Dogan, transmeton koalb.com

Policia nga njësia e krimeve financiare (ekonomike) janë duke kryer operacionet për të çrrënjosur simpatizantët e një lëvizjeje fetare të udhëhequr nga Fethullah Gulen, një klerik me bazë në ShBA.

Kryeministri Binali Yildirim bëri të ditur të mërkurën se afer dyzet mijë njerëz janë ndaluar dhe shumica prej tyre janë arrestuar në formën zyrtare arsyeja thotë se është tentativa për grushtin e shtetit që provuan në muajin e kaluar.
Ai tha gjithashtu se 4,262 kompani dhe institucione që kanë lidhje me Gulen janë mbyllur.
Ka pasur edhe spastrim të ushtrisë, policisë, shërbimit civil dhe në sektorin gjyqësor, 79,900 persona janë larguar nga detyra publike, tha ai në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.
Një grup i ushtrisë ose thënë më sakt një divizion i ushtrisë ka tentuar që të marr në kontroll pushtetin me 15 korrik, duke vrarë rreth 240 njerëz, kryesisht civilë dhe kanë plagosur rreth 2,000 të tjerë.
Afërsishtë 100 njerëz që e mbeshtesnin grushtë shtetin janë vrarë sipas vlerësimeve zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img