21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Policia paralajmëron transportuesit publikë në Ferizaj, do të ketë kontrolle të jashtëzakonshme të gjendjes teknike të autobusëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përkatësisht Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, pas aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci, ku humbën jetën 10 qytetarë nga Kosova dhe disa të tjerë u lënduan rëndë dhe lehtë, sot i ka ftuari në një takim, kompanitë e transportit publik të udhëtarëve nga rajoni i Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë takim, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë në komunikacion, e cila është vlerësuar të jetë e mbingarkuar nga qarkullimi i automjeteve në rrugë, ndërkaq është paraqitur nevoja që urgjent të merren masa, të nevojshme nga përgjegjësit e kompanive të transportit publik të udhëtarëve, me theks të veçantë , transportit ndërkombëtar për të shtuar kujdesin e tyre.

Nga policia, janë dhënë rekomandime, që kompanitë e transportit publik të udhëtarëve, të sigurohen se, a kanë caktuar drejtues ( shoferë) të autobusëve me përvojë, të sigurohen se këta shoferë, a janë në gjendje të mirë shëndetësore, bazuar edhe në certifikatat e tyre mjekësore, siç është përcaktuar me ligj, të sigurohen gjithashtu se, a janë duke i respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, edhe sa i përket kohëzgjatjes së drejtimit të autobusit dhe a janë prezent edhe ndihmës shoferët, gjatë transportit në linjat ndërkombëtare, si dhe masat tjera mbi gjendjen teknike të këtyre automjeteve, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Palët në takim u dakorduan që të mbahet edhe një takim tjetër gjatë javës edhe me përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore nga fusha e transportit.

Zyrtarët të Policisë bënë të ditur se Policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme, ku do të bëjë kontrolle të jashtëzakonshme të tyre, si për shoferët, ashtu edhe për gjendjen teknike të autobusëve dhe për çdo parregullsi do të marrë masat adekuate sipas ligjit të komunikacionit rrugor, krejt kjo me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img