16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Policia në aksion, ​konfiskohen mbi 18 kilogramë marihuanë në Gjilan

Dy persona janë arrestuar në fshatin Bresalc të Gjilanit. Në operacionin policor janë konfiskuar mbi 18 kilogramë drogë e llojit “Marihuanë”.

Po ashtu janë konfiskuar dy vetura me targa vendore, 355 euro para të gatshme dhe dy telefona.

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si blerje, posedim dhe shitje e pautorizuar e narkotikëve.

“Fshati Bresalc, Gjilan 07.09.2022 – 14:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe janë sekuestruar 15 kg e 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pastaj gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 kg e 946.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (total 18 kg e 246.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë), dy vetura me targa vendore, 355 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img