8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Policia konfiskon armë e sasi municioni në një shtëpi në Veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, gjatë një kontrolli në një shtëpi në Zveçan, kanë konfiskuar dy armë të gjata, një elektroshok dhe një sasi municioni.

“Policia e Kosovës, me datën 21.04.2024 rreth orës 10:30, si rezultat i angazhimeve të saja ka pranuar një informacion se në Zveçanin e vogël, në një shtëpi dyshohet për armë ilegale. Sipas detyrës zyrtare është njoftuar prokurori kujdestar, me autorizim të të cilit zyrtarët policorë sipas procedurave të parapara kanë realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjeture dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok.”

Policia ka thënë se i “posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi”.

Policia ka bërë të ditur se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit që po zhvillohet sot në Veri.“Vlen të potencohet se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit, për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img