“Policia e Kosovës, njësitet patrulluese policore të rendit publik, rreth orës 20:45 dhe 21:20, kanë njoftuar se në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ dhe te ‘Tre rrokaqiejt’- Mitrovicë e Veriut, janë dëgjuar dy shpërthime (dyshohet të jenë shok-bomba)”, ka thënë Kelani.

Për fat të mirë deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëm material.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) tha se shpërthimi i së martës në Lagjen e Boshnjakëve ndodhi në afërsi të ekipit të televizionit Tëvë1.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar”, thuhet në reagimin e AGK-së.