16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Policia ka ndaluar dy kamion që po dhe shisnin drunjë ilegalisht në Shtime

Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka ndaluar dy kamion që po transportonin dhe shisnin drunjë ilegalisht në rrugën ‘’Tahir Sinani ‘’ në Shtime.

Sipas policisë, Zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj dy personave, ndërsa drunjët janë konfiskuar.

“Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322- 406, policia do të reagojë menjëherë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img