21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Policia gjen mjet shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Policia e Kosovës, të mërkurën mbrëma ka gjetur një mjet shpërthyes në Zveçan.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se mjeti është gjetur në afërsi të Manastirit të Banjskës.

Por ka theksuar se ende nuk është arritur të identifikohet më saktë se çfarë lloji është.

“Policia ka gjetur një mjet shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan. Momentalisht nuk kemi arritur ende ta identifikojmë nëse është mjet i pashpërthyer”, ka thënë ai.

Elshani tha se posa të identifikohet, do të jepen detaje të hollësishme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img