11.1 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Policia futet në stadium- Arrestohen dy yjet e Premier Ligës, dyshohen për përdhunim

Dy futbollistë të Premier League janë arrestuar nën dyshimin për përdhunim.

Siç raporton gazeta britanike ‘The Sun’, policët u futën në stadiumin e klubit këtë fundjavë, përcjell Gazeta Insajderi.

Një prej lojtarëve, 19 vjeç, po dyshohet për sulm, ndihmë dhe nxitje përdhunimi.

Burimet e mediumit thanë se ai u lejua të largohej nga stadiumi pas një interviste të shkurtër përpara se të arrestohej zyrtarisht.

Lojtari e kaloi natën në qeli dhe më vonë u intervistua nga policia.

Shoku i tij i skuadrës, gjithashtu 19 vjeçar, u arrestua të nesërmen dhe u mor në pyetje nën dyshimin për përdhunim.

Mbrëmë, policia konfirmoi se lojtarët janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Përdhunimi dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Viktima dyshohet se kontaktoi policinë disa orë më vonë dhe paraqiti një ankesë zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img