11.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Poezi: LeoTRIMI prej REZALLËS

LeoTRIMI prej REZALLËS

“Nanë, kam diçka në bark,
si duket jam sëmur..”
Kam dhe pak t’ ftohtë nanë,
T’lutem, më mbulo me flamur..

Tash nana ty të mbulon,
më i miri, LeoTrimi I nanës
Flej bir’ e mos u frikëso,
po t’bëjnë dritë rrezet e hanës!

Jo nanë, nuk kam frikë,
veç barku po m’dhemb shumë.
Unë jam Trimi që ti m’ke rrit,
frikacak nuk bahem unë!

Flej biri i nanës, trupin nën lëndinë
n’Drenicën trime, pusho i qetë
Ti mbledh nëna zorrët, mbi varr t’i shtrinē,
me lot lavdie Kosova, ka me t’kujtu përjetë!

Po nanë, po flej, se gjumi m’ka rëndu
s’kam ftohtë ma, ëngjujt m’kanë marr n’gji!
Amanet po t’i la librat, me i lexu për mu’
Edhe m’i bjen ndojherë me i pa, kur t’bahet Pavarësi!

Çantën edhe librat, nana t’i ruan sa t’është gjallë,
Krejt bota ka me lexu për ty Trim
Në zemēr e në shpirt kam me t’përkund me mall,
edhe gjaku yt si i heronjve, për Kosovën është çlirim!

N’qofsha gjallë, çdo ditë kam me t’përmend
historinë e barkut tënd kam me ia tregu botës
Nxënësi 7 vjeç i vrarë nga çetnikët serbë,
Më vdiç me mall për me u ba student Kosove!

✍️????Emine Imeri
13 shtator 2023

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img