23.6 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Po ktheheshin nga Stambolli, autobusi me votues të Erdoganit përplaset me kamionin – 22 të lënduar

Më shumë se 20 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë mes një autobusi dhe një kamioni në autostradën e Anadollit në Sararya.

Mësohet se autobusi kishte votues të partisë së Erdoganit, AK, të cilët po ktheheshin nga Stambolli për në Ordu.

Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ekipet policore, shëndetësore dhe zjarrfikëse. Sipas mediave turke, drejtuesi i mjetit i cili kishte ngecur në autobus është shpëtuar nga zjarrfikësit dhe i është dorëzuar punonjësve shëndetësorë për marrjen e ndihmës së nevojshme.

22 personat e plagosur nga aksidenti janë dërguar në spitalet e Sakaryas dhe Kocaelit pasi u nxorën nga autobusi i aksidentuar dhe pas kontrolleve përkatëse, ata u dërguan në shtëpi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img