10.5 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Po falnin teravitë, sulmohen studentët e huaj në Indi – arrestohen dy persona

Policia në Indi ka arrestuar dy persona pasi disa studentë ndërkombëtarë u sulmuan në një hotel universitar teksa falnin namazin e teravive.

Zyrtarët thonë se një debat i ashpër në vendin e lutjeve çoi një në sulmin fizik në Universitetin Gujarat në Indinë perëndimore të shtunën.

Tre studentë janë shtruar në spital dhe njëri prej tyre ka dalë nga spitali.

Ministria e Jashtme e Indisë tha se qeveria e Gujarat po ndërmerrte “veprim të rreptë”  kundër autorëve.

Videot që qarkullonin në internet treguan një turmë që ngrinte slogane fetare hindu ndërsa sulmonin studentët, vandalizonin automjete dhe gjuanin me gurë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img