17.2 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

spot_img

Plani 10-pikësh i BQK-së për dinarin, Kadriaj: Afati tremujor është i mjaftueshëm

Banka Qendrore e Kosovës ka përgatitur një plan 10 pikësh lidhur me rregulloren e saj të re për operacione me para të gatshme.

Bazuar në këtë plan, rregullorja sipas së cilës parashihet që pagesat në Kosovë të bëhen vetëm me euro, e një gjë e tillë ndalohet të bëhet me dinar, duhet të zbatohet në një afat deri në tre muaj.

Për profesorin e ekonomisë, Mustafë Kadriaj, kjo periudhë është e mjaftueshme që të informohen qytetarët.

“Vlerësoj që është e mjaftueshme për këta tre muaj që të njoftohen qytetarët dhe të sensibilizohen dhe mundësitë që të hapen pikat e reja të bankave komerciale që janë në Kosovë”, ka thënë Kadriaj në një prononcim për Klankosova.tv.

“Në këtë drejtim qytetarët e kanë një hapësirë optimale që të njihen me rregullën dhe çdo gjë që kanë për të konvertuar, t’i hapin llogaritë tyre”,

“Asgjë nuk po kërkon Republika e Kosovës jashtë ligjeve, jashtë Kushtetutës, duhet me u shtri sovraniteti financiar. Edhe kjo hapësirë prej tre muaj vlerësoj se ka dhënë dëshmi se nuk është vendim arbitrar por është diçka që duhet të legalizohet dhe të shtrihet sovraniteti i Republikës së Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img