8.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Petrit Selimi pa “patentë shofer” shkakton aksident zingjiror në rrugën B

Gjatë pasdites së sotme saktësisht në ora 14:20 është shkaktuar një aksident zingjiror në rrugën B në Prishtinë.
Sipas burimeve të Indeksonline personi që ka shkaktuar aksidentin ishte pikërisht ish-Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi .
Sipas po të njëjtit burim, ish-Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Selimi  ka shkaktuar aksidenti zingjiror teksa po voziste veturën e tij Audi Q7,  dhe i cili gjatë ndalimit të policisë ka bërë të ditur se nuk posedon patentë shofer.
Ndërsa sipas Policisë si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në rrugën B, kanë mbetur të lënduar dy presona dhe janë shkaktuar dëme materiale duke përfshirë pesë vetura në lëvizje dhe tri të tjera të parkuara.
“Lëndime të lehta kanë marrë dy persona të cilët edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësorë. Policia e Kosovës respektivisht njësiti përkatës i trafikut rajonal është marr me racion për kompletim të procedurave ligjore”, është theksuar nga Policia rajonale e Prishtinës për Indeksonline.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img