25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Peshkaqeni ia këput kokën e një zhytësi

Një peshkaqen i bardhë i madh me gjatësi 5.8 metra kafshoi kokën e një zhytësi në Meksikë në sulmin e parë fatal të peshkaqenit këtë vit në zonë, sipas mediave amerikane.

Manuel Lopez po zhytej për të mbledhur molusqe në Gjirin Tobari kur u sulmua dhe u vra në sy të peshkatarëve atje.

“Ai ishte duke u zhytur kur kafsha e sulmoi Peshkaqeni ia hoqi kokën dhe e kafshoi në të dy supet”, tha Jose Bernal për një media lokale, duke shtuar se zhytësit u paralajmëruan për peshkaqenë dhe shumë nuk u zhytën.

Megjithatë, Lopez vendosi të vazhdonte sepse i duhej të siguronte jetesën dhe po kërkonte të përfitonte nga kërkesa e shtuar për shkak të mungesës së ushqimeve të detit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img