11.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Pesë produktet që Apple i ka larguar nga tregu në vitin 2023

Njihuni me pajisjet dhe aksesorët që Apple ka larguar nga tregu gjatë vitit 2023.

iPhone mini

Pas daljes në treg në shtator të serisë iPhone 15, Apple ka përfunduar prodhimin e iPhone 13 mini, duke shënuar fundin e epokës së iPhone mini.

Edhe pse versioni i përditësuar i iPhone 13 mini është aktualisht i disponueshëm përmes dyqanit online të Apple në SHBA, ky model ka qenë i preferuari nga adhuruesit e telefonave të vegjël.

Megjithatë, tregu tregon shitje të ulëta në krahasim me modelet e tjera të iPhone.

Vitin e kaluar, Apple  ka vendosur të anashkalojë prezantimin e iPhone 14 mini, duke e mbajtur iPhone 13 mini si një opsion më të përballueshëm.

Tani iPhone më i vogël është iPhone SE me një ekran rreth 11 centimetra, dhe me korniza më të trasha.

Thuhet se iPhone SE i ardhshëm do të ketë ekran më të madh prej 15 centimetra.

MacBook Pro 13 inç

Gjatë ngjarjes “Scary Fast” në tetor, Apple tërhoqi MacBook Pro 13 inç nga tregu.

Ky laptop ishte Mac i fundit që përmbante Touch Bar në vend të tasteve tradicionale.

Një zëvendësim efektiv për MacBook Pro 13 inç, thuhet të jetë modeli MacBook Pro 14 inç me një çip M3 të integruar.

Bateria MagSafe

Pas prezantimit të serisë iPhone 15, Apple ndaloi edhe prodhimin e baterisë MagSafe.

Ky aksesor i prezantuar në vitin 2021, është ngjitur në mënyrë magnetike në pjesën e pasme të iPhone 12, duke siguruar kështu më shumë jetëgjatësi për baterinë.

Pavarësisht se të gjitha modelet e iPhone 15 tani janë të pajisura me një port USB-C për karikim, bateria ende përdor portën Lightning, duke e bërë atë mjaft të vjetëruar.

Karikuesi MagSafe Duo

Një tjetër aksesor që u ndalua të prodhohej pas prezantimit të serisë së iPhone 15, është edhe karikuesi MagSafe Duo.

I prezantuar në vitin 2020, karikuesi MagSafe Duo përmbante një paketë karikimi magnetike Apple Watch, dhe një karikues MagSafe iPhone.

Edhe ky aksesor ka përdorur portën Lightning për karikim.

Aksesorët e lëkurës

Apple ka ndaluar edhe shitjen e aksesorëve të saj prej lëkure, ku përfshihen mbulueset prej lëkure për iPhone, kuletat MagSafe, rripat e Apple Watch, dhe shumë produkte tjera.

Ky vendim paraqet hapin e kompanisë drejt një qasjeje më të përgjegjshme ndaj mjedisit.

Në vend të aksesorëve prej lëkure, Apple ka prezantuar një material të ri pëlhure të quajtur FineWoven për aksesorët e tij, duke theksuar se ka një ndikim “dukshëm më të ulët” mjedisor në krahasim me lëkurën.

Megjithatë, klientët janë shprehur të pakënaqur me përditësimin e ri të materialit, pasi thuhet se është më i ndjeshëm ndaj gërvishtjeve dhe njollave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img