12.5 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Buy now

spot_img

Përurohet reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, Kurti: Investimi është rreth 1 milion euro, gjysma donacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorin e ShSKUK’së, Elvir Azizi, kanë përuruar repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës.

ZKM njofton se për funksionalizimin e tij janë shpenzuar rreth 1 milion euro, prej të cilave rreth gjysma e shumës është donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashi dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqësin Halil Kastrati.

Kurti tha se reparti ka 11 dhoma, dhomë për mjekim intensiv dhe 25 shtretër për hospitalizim, derisas reparti i vjetër kishte vetëm një dhomë me shtatë shtretër.

“Investimi është rreth 1 milion euro, prej të cilave rreth gjysma vijnë nga shoqata” Nëna Terezë”, në Gjermani me ç’rast këtu e kemi edhe udhëheqësin Shaqir Gashin dhe “Jetimat e Ballkanit” me udhëheqësin Halil Kastratin.  Më herët ka pasur në këtë repart vetëm një dhomë me shtatë shtretër, e janë kryer diku rreth mbi një mijë hospitalizime brenda vitit dhe 37 mijë vizita ambulantore, ndërkaq tash do të jenë gjithsej 11 dhoma me 25 shtretër, njëra prej dhomave do të jetë edhe intensive.”

Kurti deklaroi se do të ketë pajisje moderne mjekësore, të teknologjisë së fundit.

“Do të ketë pajisje moderne mjekësore, të teknologjisë së fundit të cilat natyrisht garantojnë kujdesin maksimal dhe mundësitë më të mira për shërim të plotë dhe të shpejtë të gjithë pacientëve të cilët do t’ia kenë nevojën këtij reparti të ri.”

“Edhe një herë faleminderit shumë për këtë mikpritje, por gjithashtu edhe për punën që e keni bërë vazhdimisht ndër këto vite në kushte të vështira e që besoj se më në fund pas 8 vjetëve u shpërblye me këtë repart të ri në të cilin diku rreth gjysma e investimit është për infrastrukturë dhe inventar, ndërkaq gjysma tjetër përafërsisht është për pajisjet moderne mjekësore.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img