11 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Përurohet këndi i ri i lojërave dhe fitnesit në lagjen Dardania në Prishtinë

Drejtori i Sportit në Prishtinë, Granit Rugova ka bërë të ditur se së bashku me nënkryetaren e Prishtinës Donjeta Sahatçiu, kanë përuruar këndi i lojërave dhe fitnesi i ri i jashtëm në Lagjen Dardania në Prishtinë.

“E kam thënë në fillim, promovimi i aktiviteteve sportive për të gjitha moshat dhe në secilën lagje të Kryeqytetit, do të jetë synim i joni gjatë këtij mandati”, është shprehur Rugova.

Ai ka thënë se parku dhe fitnesi janë në shërbim të vizionit për ta bërë Prishtinën qytet të sportit.

Rugova ka shtuar se gjatë vitit do të përurohen edhe më shumë fitnese dhe këndë lojërash në lagje dhe fshatra të ndryshme të Prishtinës.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img