24.7 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Përparim Rama: Vitia nuk ka aftësi menaxhuese

Përparim Rama, kandidat i LDK’së për kryetar të Prishtinës ka kritikuar kundërkandidatin e tij Arben Vitia. Thotë se Vitia është i varur dhe nuk merr vet vendime.

Përparim Rama, ka thënë se kundërkandidati i tij, Arben Vitia, është tërësisht i varur nga lidershipi i Vetëvendosjes dhe kjo do ta dëmtonte qytetarin e Prishtinës.

Rama, në Pressing tha se Vitia nuk ka aftësi menaxhuese për Prishtinën. Ai rikujtoi se Vetëvendosje ka qene në pushtet për gati 6 vjet në Prishtinë dhe nuk kanë arritur të bëjnë  asnjë ndryshim për qytetin.

“Si kandidat unë i kam thënë edhe z.Vitia se absolutisht nuk ka aftësi menaxheriale, nuk merr vet vendime”, tha Rama.

“Në pyetjet se a do të dal në debat ka thënë se do ta shqyrtojë me këtë apo atë, është dashur ta pyes dikë ai”, theksoi Rama.

“Nuk di kush do të merr vendime aty, a do të marr vendime z.Vitia apo të gjitha di të vijnë nga lart”, shtoi ai.

“Kryeqytetit i duhet njeri që di, mundet dhe vet merr vendime”, përfundoi Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img