13 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Përleshje midis terroristëve të Hamasit dhe trupave izraelite brenda Gazës

Terroristët e Hamasit u përplasën me trupat izraelite brenda Gazës, tha të dielën Brigada militante Al-Qassam e grupit palestinez, në atë që duket të jetë një nga përleshjet e para midis dy palëve në terren brenda Rripit të Gazës që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

Hamasi tha se luftëtarët e tij shkatërruan dy buldozerë ushtarakë izraelitë dhe një tank në një pritë, duke detyruar trupat izraelite të tërhiqen në Izrael pa automjetet e tyre, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

“Ushtarët e forcës sioniste që ranë në pritën e Khan Younis lanë automjetet e tyre dhe u larguan në lindje të gardhit në këmbë”, tha Brigada Al-Qassam në mediat sociale.

Ndërkaq, Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë vetëm se “të shtëna u shkrepën ndaj ushtarëve të tyre që operonin në perëndim të gardhit të sigurisë të Rripit të Gazës, në zonën e Kissufit”.

“Një tank i IDF-së goditi një njësi të militantëve që qëlluan mbi ushtarët”, shtoi IDF.

Kibbutz Kissufin, në Izrael, është në lindje të Khan Younis, në Gaza.

IDF konfirmoi për CNN me telefon se trupat e saj kishin operuar brenda Gazës gjatë incidentit.

Nuk është hera e parë që IDF thotë se operon brenda Gazës që kur Hamasi nisi sulmin mbi Izraelin më 7 tetor. Më 13 tetor, IDF tha se kishte kryer bastisje brenda Gazës në 24 orët e mëparshme, por nuk tha se kishte pasur përplasje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img