9.6 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Përleshje mes dy personave në Lipjan, viktima dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shumta. Si pasojë, viktimat shpeshherë përfundojnë me lëndime të rënda trupore dhe kërkojnë ndihmë në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur dje pasdite në fshatin Magure të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img