20.3 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Përleshje me thikë në Vushtrri, arrestohet një person

Në orët e mesditës së datës 7 maj 2021, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale lëndim i rëndë trupor.

“Nga hetimet e para bëhet e ditur se si pasojë e një përleshje e ndodhur në sheshin ‘Hasan Prishtina’ në Vushtrri, sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar nga i dyshuari dhe si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë shkaktuar nga një mjetë i mprehtë (thikë), ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor dhe po trajtohet në QKUK”, ka thënë për Gazetën Online Veriu.info, zëdhënësi i policisëë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Siç njofton Zahiti, rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale lëndim i rëndë trupor. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me çrast është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa në cilësi të provës materiale nga i njëjti është sekuestruar një (thikë). Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit”, ka thënë në fund zëdhënësi Zahiti. /Veriu.info

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img