14.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Përkundër thashethemeve për ndarje, Dafina dhe DJ Geek shihen të përqafuar dhe të afërt me njëri-tjetrin në ditëlindjen e këngëtares

Prej ditësh kanë qarkulluar thashetheme se këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek kanë vendosur të ndahen pas një romancë disa vjeçare.

Megjithatë, dyshja janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin mbrëmë (e premte) në festën e ditëlindjes së këngëtares.

Dafina, e cila mbushi 34-të vjet më 14 prill, organizoi një festë për miqtë dhe kolegët e saj më të afërt.

Përveç atmosferë së krijuar, Dafina dhe DJ Geek ishin ata që morën vëmendje teksa ishin të pandashëm.

Në videot nga ahengu dyshja shihen teksa vallëzojnë të përqafuar dhe të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Ndonëse ata nuk folën publikisht për raportimet se janë ndarë, këto momente lënë të kuptohet se ata janë ende bashkë.

Ndërkohë, në festën e ditëlindjes së Dafinës ishin të pranishëm edhe shumë të famshëm të tjerë mes tyre edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Yll Limani, Teuta Selimi, Arta Nitaj Gresa Hoti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img