22.2 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon seanca e Kuvendit, nuk ka kuorum për votimin e Projektligjit për Fondin Sovran

Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit për vendimmarrje.

Përkundër që kryeparlamentari Glauk Konjufca hapi punimet e seancës së dytë plenare, ku për shqyrtim ishin disa marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligje, shumica e deputetëve të mazhorancës lëshuan sallën plenare.

Pavarësisht kësaj seanca vazhdoi me një numër të vogël të deputetëve si nga pozita ashtu nga pozita.

Opozitarët kritikuan pushtetin sa i përket Projektligjit për fondin sovran derisa paralajmëruan dërgimin e tij në Gjykatë Kushtetuese.

Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje kryetari i Kuvendit ndërpreu punimet e kësaj seance.

Krahas kësaj sot për rreth tetë orë është mbajtur edhe debati parlamentar për Raportit të Progresit për Kosovën.

Kuvendi do të mblidhet sërish nesër ku pritet të ketë një seancë të veçantë vetëm për pyetje parlamentare. /kp/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img