20.3 C
Pristina
Sunday, June 2, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon intervistimi: Këta janë dy kandidatët për kryetar të Gjykatës Supreme

Komisioni Vlerësues i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) të hënën ka përfunduar intervistimin e dy kandidatëve për kryetar të Gjykatës Supreme, përkatësisht intervistimin e ushtrueses së detyrës së kryetares së tanishme të kësaj Gjykate, gjyqtares Mejreme Memaj dhe intervistimin e gjyqtarit Fejzullah Rexhepi.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar ekskluzivisht se këta dy gjyqtarë ishin kandidatët e vetëm që i kishin hyrë garës për të parin e Gjykatës Supreme.

Intervistat për të dy kandidatët janë zhvilluar në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dy kandidatët janë intervistuar nga Komisioni Vlerësues në përbërje të zëvendës kryesuesit Qerim Ademaj dhe anëtarëve Vilard Bytyqi dhe Arjeta Sadikun.

Sipas legjislacionit në fuqi, Komisioni Vlerësues pas përmbylljes së procedurës ankimore, përpilon raportin final për kandidatët e suksesshëm dhe të njëjtin raport e dërgon në Këshill.

Mirëpo, në rast se Komisioni Vlerësues ka konstatuar se nuk ka kandidatë të suksesshëm të cilët kanë arritur rezultatet sipas kritereve vlerësuese, ky komision në raportin final i propozon Këshillit që të ri-shpallë konkursin e ri për pozitën përkatëse.

Pas propozimit të Komisionit dhe pranimit të raportit final, Këshilli vendos për emërimin e kryetarit të gjykatës duke votuar për të njëjtin. Kandidati i cili zgjedhet nga Këshilli i propozohet Presidentes së Republikës së Kosovës për dekretimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme.

Ndryshe, aktualisht pozitën e të parës në Gjykatën Supreme e ushtron gjyqtarja Mejreme Memaj, të cilën KGjK e ka caktuar ushtruese detyre, pozitë të cilën do ta mbajë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj gjykate, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Deri tek zgjedhja e gjyqtares Memaj në këtë pozitë, ka ardhur pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, gjyqtarit Enver Peci, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi”, ka kontaktuar dy kandidatët për t’i pyetur se cilat janë objektivat që synojnë t’i realizojnë nëse zgjedhën për të udhëhequr me Gjykatën Supreme.

Lidhur me këtë, kandidati Rexhepi ka thënë se ka paraqitur koncept dokumentin në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), dhe se tani për tani nuk ka diçka për të deklaruar. Kurse, kandidatja, Mejreme Memaj ka qenë e pa qasshme.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur biografitë e secilit prej gjashtë kandidatëve për kryetar të Gjykatës Supreme, të publikuara në ueb faqen zyrtare të kësaj gjykate.

Kandidatja e parë, Mejreme Memaj në vitin 2010, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Nga 1 janari i viti 2013 ishte gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës deri në vitin 2019, kur u zgjedh gjyqtare e Gjykatës Supreme. Me 14 dhjetor 2022 është caktuar U.D. kryetare e Gjykatës, pas dorëheqjes nga kjo pozitë e kryetarit Enver Peci.

Kandidati i dytë, Fejzullah Rexhepi në vitin 2010 u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Ferizaj, detyrë të cilën e mbajti deri në fund të 2012-ës. Prej 1 janarit të vitit 2013 deri me 01.09.2015, ishte gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Ferizaj. Ndërsa, me 01.09.2015 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil. Në shtator 2020 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Ndryshe, KGJK me vendimin e 27 dhjetorit 2022 ka themeluar edhe Komisionin Vlerësues i cili do të bëjë intervistimin, vlerësimin, si dhe rekomandimin e kandidatëve për Kryetar të Gjykatës Supreme, me këtë përbërje: Qerim Ademaj, zëvendës kryesues i KGJK-se, Vilard Bytyqi, anëtar i KGJK-së; Arjeta Sadiku, anëtare e KGJK-së, si dhe Fahret Vellija, anëtar i KGJK-së/anëtar rezervë në komision.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img