18.4 C
Pristina
Friday, October 4, 2024

Buy now

spot_img

Për zbatimin e MSA-së, duhet koordimin i përgjithshëm

Ministria e Integrimit Evropian, organizoi sot tryezë diskutimi në Komunën e Ferizajt, me përfaqësues politik, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë me temë “Mundësitë dhe sfidat në bashkëpunimin midis qytetarëve, qeverisë dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian”.

Në një njoftim të MIE thuhet në këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, theksoi rëndësinë e komunikimit të mirëfilltë të procesit të Integrimit Evropian për qytetarët e Kosovës, si hap kyç për avancimin e bashkëpunimit mes qytetarëve, qeverisë dhe shoqërisë civile.
Po ashtu njoftoi të pranishmit lidhur me ecurinë e zbatimit të prioriteteve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
“MSA-ja është një marrëveshje historike për të ardhmen e Kosovës ndaj së cilës duhet të zotohemi dhe të koordinohemi të gjithë së bashku, përfshirë këtu komunat, shoqërinë civile dhe qytetarët në mënyrë që të zbatohet brenda afateve duke përshpejtuar rrugën tonë drejt integrimit në BE”, ka thënë ndër të tjera zëvendësministri Ilazi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img