15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Për një javë, Policia në Ferizaj realizoi 49 urdhëresa të gjykatave

Policia në Ferizaj ka realizuar 49 urdhëresa të gjykatave për vepra penale.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore. Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 03-09/04/2023 janë realizuar 49 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img