23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

PDK-ja nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare, ndërpritet seanca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për mosprezencën e deputetëve në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai është shprehur se dihet objektivisht që këto marrëveshje nuk kalojnë, nëse PDK-ja nuk i voton ato.

“Dihet objektivisht që këto nuk kalojnë nëse Partia Demokratike nuk i voton. Duhet me kuptu që pa opozitën nuk ka marrëveshje ndërkombëtare në këtë kuvend”, ka thënë Konjufca.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se nuk po e bëjnë këtë votim, sepse sipas tij, problem e kanë paaftësinë për impementim.

“Si grup parlamentar nuk do t’ua votojmë marrëveshjen, sepse normalisht problemin kryesor e kemi në paaftësinë e juaj edhe me impementu”, ka thënë Tahiri.

Pas kësaj, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se ndërpritet seanca.

“Ndërpritet kjo seancë, shkojmë në shtëpi”, është shprehur Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img