16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

PDK dhe LB nënshkruajnë marrëveshje koalicioni, Valon Murati kandidat për deputet

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim kanë nënshkruar sot Marrëveshje Koalicioni për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 6 Tetor 2019.

Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike.
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale.

Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas burimeve Valon Murati do te jetë kandidat për deputet nga lista e PDK-së dhe do ti ketë edhe disa vende tjera te rezervuara brenda listës së PDK-së.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img