18.3 C
Pristina
Thursday, July 25, 2024

Buy now

spot_img

Pasta me proshutë dhe kërpudha

Shërbehet si pjatë e parë dhe menjëherë sa e gatuani

Përbërësit:

– 2 lugë vaj ulliri
– ½ qepe
– 1 thelb hudhre,
– 450 g proshutë,
– 450 g kërpudha të freskëta,
– 1 domate,
– ½ gote verë të zezë,
– 450 g makarona,
– Kripë,
– Piper,
– Djathë,
– Majdanoz.

Përgatitja:

Në një tavë të madhe ngrohni vajin në temperaturë mesatare.

Shtoni qepën dhe fërgoni derisa të marrë ngjyrë ari. Shtoni thelbin e hudhrës dhe fërgojeni edhe një minutë, duke u kujdesur që thelbi i hudhrës të mos digjet.

Forconi zjarrin dhe shtoni proshutën, kërpudhat dhe domaten. Qitni verën dhe zieni derisa vera pothuajse të avullojë në tërësi. Qitni kripën dhe piperin.

Zini brumërat “al dente” dhe përzieni me salcën në tavë.

Shërbeni me feta të holla djathi dhe me majdanoz të grirë imët.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img