11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë, Clark: Goditeni Iranin, burimin e përshkallëzimit

Vrasja e tre ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme ka shtuar zërat se mund të kemi përshkallëzim të luftës në këtë rajon aziatik.

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, Wesley Clark, ka nxitur autoritetet amerikane që të godasin Iranin.

“SHBA-ja duhet të ndalojë së thëni ‘ne nuk duam përshkallëzim’. Kjo i fton ata të na sulmojnë. Mos i quani sulmet tona ‘hakmarrje’. Kjo është reaguese. Humbjani atyre aftësitë dhe goditni fort burimin: Iranin”, ka shkruar ai në platformën X.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden tha se po mbledhin faktet rreth sulmit, por shtoi se ai “u krye nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak”.

Ai gjithashtu paralajmëroi hakmarrje, duke thënë se SHBA-ja “do t’i mbajë të gjithë ata që janë përgjegjës të japin llogari në një kohë dhe në një mënyrë të zgjedhjes sonë”.

Ndryshe, kjo është hera e parë që ushtarët amerikanë vriten në rajon që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor në Izraelin jugor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img