18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Partia e Kryeministrit thotë se Vetëvendosjes iu gjet arsenal ushtarak- ka edhe shumë pyetje për të

LDK’ja, partia e Kryeministrit Isa Mustafa e ka sulmuar ashpër lëvizjen Vetëvendosje. Ajo në një komunikatë për media, siç raporton Express, thotë se arsenali i armëve artizanale që e gjeti Policia në disa objekte të marra me qira nga Vetëvendosje, ishte edhe arsenal ushtarak. LDK ka edhe shumë pyetje për këtë parti.

Lexojeni të plotë komunikatën e LDK’së
“Komunikatë e Kolegjiumit të Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë
Të dashur qytetarë të Kosovës
Të dashur qytetarë të Prishtinës

Në emër të Degëve të LDK-së të Prishtinës, anëtarësisë sonë të shumtë, shprehim indinjatën tonë të thellë dhe denojmë ashpër tendencën dhe synimin e rrezikimit të jetës dhe pronës së qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, nga anëtarë të VV, nga arsenali luftarak i gjetur para disa ditësh dhe ajo qe u gjet në depon mund të thuhet lirisht ushtarake të VV-së që dje u prezentua para mediave nga ana e Policisë së Kosovës. Përgëzojmë policinë e Kosovës për punën e bërë dhe për pengimin, preventivën, parandalimin e gjakderdhjes.
Shtrohet pyetja kush po iu beson me ,,mbrojtjesve ,, anarkiste dhe më shumë se kaq, të Republikës së Kosovës, pothuajse askush.
Këtu përjashtim mund të bëjnë dhe ndoshta jo të gjithë ata, militantët që po i punësojnë dhe paguajnë në Komunën e Prishtinës, se janë pak qe ju besojnë, u pa të enjtën në protestën e dështuar, me një numër simbolik të protestuesve.
Nuk ,,mbrohet,, Republika duke e djegur,duke mos e njohur ate.

Kaptinë e veçant në tërë këto zhvillime, veprime anarkiste, antishtetërore që po bënë kjo parti e kriminalizuar, janë krerët e Prishtinës.  Në vend që të punojnë për Prishtinën, për çka janë votuar Shpendi dhe Dardani, pa fije turpi, vazhdojnë me demagogji, me gënjeshtra.
Nuk ,,shiten,, me ato, ju ka dal fala thotë populli. Ata vazhdojnë të janë në mbrojtje të atyre që me muaj të tërë po sulmojnë dhe djegin Institucionet e vendit, pronën private dhe publike, po rrezikojnë jetën e qytetarëve, në një mënyre po terrorizojnë Prishtinën dhe qytetarët e saj.

Shtrohet pyetja, për çka u arrestuan nga policia e Kosovës asambleistët e VV në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Sadri Ramabaja dhe Qendron Kastrati, dyshimet janë se ishin asambleiste-militant me shishe molotovi, përgjegjen për këtë duhet ta japin organet kompetente.
Ju bëjmë me dije edhe njëherë juve që ju ka verbuar lufta për pushtet, një kohë bukur të gjatë, lufte kjo jo politike, jo demokratike dhe kundërshtetrore, se pushteti fitohet me vota, jo me dhunë, jo me molotov, jo me synim për gjakëderdhje. Ju tanimë nuk jeni vetëm anarkistë, jeni më shumë se kaq, jeni shëndrruar në tentues të shkatërrimit të Shtetit, Republikës, në tentues të shkatërrimit të asaj që me mund e gjak kan arritur qytetarët e Kosovës, Republika e Kosovës.
Ju nuk mund ta shkatërroni atë që është ndërtuar dhe po ndërtohet nga qytetarët dhe Institucionet e Kosovës. Sepse janë qytetarët e Kosovës që nuk ju përkrahin juve, dhuneën tuaj, synimet tuaja.
Ju nuk do të mund ti largoni nga ne miqët tanë, SHBA-të dhe shtetet e BE-së. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës prej themelimit të saj, tani dhe ne të ardhmën janë këta miq që kemi, qytetarqt e Kosovqs dhe Shteti ynqë i ka këta miq dhe përkrahës, një gjë e dim nuk i kemi miq dhe përkrahës Rusinë dhe neokomunistët…Shtrohet pyetja kush janë miqët tuaj?…këtë më së miri ju e dini…
Edhe njëherë falenderojmë Policinë e Kosovës për punën e bërë me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Falenderim dhe mirënjohje e veçantë ju takon qytetarëve të Prishtinës në veçanti dhe Kosovës në përgjithësi për nivelin e tyre të lartë të përgjegjësisë qytetare,
vigjilencës, syqeltërsisë, qetësisë dhe vullnetit të lartë për ruajtjen e jetës së qytetarëve, pronës së qytetarëve dhe Institucioneve, duke mos iu bashkangjitur protestuesve,veçmas asaj pjese qe kishin qën të gatshem, të pajisur dhe furnizuar, por fatbardhësisht të parandaluar nga organet e rendit, për rrezikim të jetës së qytetarëve dhe dëmtim të pronës shtetërore dhe private.

Të vazhdojmë që së bashku me organet kompetente, secili me punën e vet, kontributin e vet, ta ruajmë dhe mbrojmë Kryeqytetin tonë, Prishtinën tonë dhe Republikën e Kosovës nga shkelësit e ligjit.
Prishtinë, 3 shtator 2016”/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img