23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

“Parking Prishtina” për kontratën 750,000 euro, reagon LVV në Prishtinë

Asamblisti i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arianit Beqiri ka reaguar pas sqarimit të Ndërmarrjes Publike “Parking Prishtina”, duke thënë se kjo ndërmarrje përmes veprimeve të tyre është bërë një kompani e Programimit aksionar.

Përmes një postimit në rrjetin social në Prishtinë, Beqiri thotë se aksionari i vetëm i një Ndërmarrje Publike është vetëm Kuvendi Komunal i Prishtinës.

“Nëse Prishtina Parking nuk do të ja japë 750 mijë euro kompanisë së kontraktuar, pse është vendosur kjo shumë? Si mund të thuhet që 15% të të hyrave do t’i jepen kësaj kompanie?! A e din Prishtina Parking që me këtë veprim ata e kanë bë një kompani të PROGRAMIMIT aksionar në Ndërmarrje Publike. Aksionari i vetëm i një Ndërmarrje Publike është vetëm dhe vetëm Kuvendi Komunal i Prishtinës”, ka thënë Beqiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img