25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Paraqitja e provimeve tani pa pagesë

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në faqen zyrtare kanë njoftuar studentët që tani paraqitja e provimeve është pa pagesë.

“Reagimet si Parlament kanë ardhur për shkak të tarifave për provimet kur paraqiten për herën e dyte, kjo pasi edhe pse pagesa nuk ka qënë e kushtueshme, procedura ka zgjatur shumë” ka thënë nënkryetari i Parlamentit Studentor, Fatlind Azizi.

Azizi tha se kërkesen e kanë derguar me datë 16 nëntor, kurse me 18 është konfirmuar takimi për datën 6 dhjetor për shkak të agjendës së ministres Nagavci.

Ndërkaq Rreze Sylhasi, sekretare nga Këshilli Studentor në Fakultetin e Filologjisë tha se në faqen e Këshillit Studentor kanë ardhur kërkesa të vazhdueshme që të merren masa me çështjen e procedurave për pagesë.

Ajo shtoi që ka pasur studentë të cilët të paktën kanë kërkuar që procesi të digjitalizohet sepse për pagesën 1 Euro kanë pritur më shumë se 30 minuta para pikave të pagesave.

“PARLAMENTI STUDENTOR TAKON MINISTREN E ARSIMIT PËR PAGESAT E PROVIMEVEDje, me datë 06.12.2021 Parlamenti Studentor i UP-së ka takuar Ministren e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci për të diskutuar rreth çështjes së pagesave të vendosura së fundmi në Udhëzimin Administrativ 09/2021 për studentët e universiteteve publike. Në këtë takim u shtruan ankesat dhe pakënaqësitë e studentëve ndaj këtij vendimi për znj. Nagavci, ku u njoftuam që pjesa ku përcaktohen pagesat për provime do të ndryshohet. Me plotësimet e reja parashihet që paraqitja e provimeve të jetë falas deri në tri herë. Vendimi zyrtar do të publikohet në webfaqen e MAShTI-it.Në këtë takim gjithashtu ne propozuam që në UA-në për bursat e MASHTI-t, duhet patjetër të përfshihen edhe studentët e Luginës së Preshevës. Ministrja Nagavci na premtoi që së bashku me ministrin Sveçla, janë duke punuar në lehtësimin e procedurave për ta dhe së shpejti do të ketë përfshirje të tyre të barabartë.Parlamenti Studentor çdo herë do të jetë në mbrojtje të interesave të studentëve”, postimi i plotë i Parlamentit Studentor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img