21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i rëndë i Bankës Botërore për ekonominë

Kreu i Bankës Botërore ka paralajmëruar se pushtimi rus i Ukrainës mund të shkaktojë recesion botëror teksa çmimi i ushqimit, energjisë dhe plehrave ka kërcyer.

David Malpass ka thënë në një ngjarje biznesore të mërkurën se është e vështirë “të shihet se si do të shmanget një recesion”.

Ai iu referua edhe një serie izolimesh në Kinë që po i shtojnë shqetësimet për ngadalësim ekonomik.

Komentet e tij janë paralajmërimi i fundit për rrezikun me të cilin mund të përballet ekonomia botërore.

“Teksa shohim Prodhimin Bruto, është e vështirë të shohim se si do të shmangim një recesion”, ka thënë Malpass, duke mos dhenë detaje specifike për parashikimin. “Dyfishimi i çmimeve të energjisë është mjaftueshëm për të nxitur vetë recesionin”.

Muajin e shkuar, Banka Botërore uli parashikimet për rritje botërore për sivjet për gati një për qind, në 3.2%.

Prodhimi i Brendshëm Bruto është masë e rritjes ekonomike, si një nga mënyrat më të rëndësishme për të kuptuar se sa mirë apo keq, një ekonomi është duke performuar. Ajo mbikëqyret nga ekonomistët dhe bankat qendrore. Ndihmon në parashikimin që kur të rritet numri i punëtorëve apo kur të investohet më pak e të ulet numri i punëtorëve. Qeveritë po ashtu e përdorin GDP-në për të vendosur për gjithçka, nga taksat e deri në shpenzime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img