9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Pamje të rënda të plagosjes me armë zjarri në Prishtinë

Një rasti i plagosjes më armë zjarri ka ndodhur sot në Prishtinë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen Arbëria.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se personi i plagosur, i gjinisë mashkullore është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:00 kemi marrë informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Për rastin në fjalë, sipas Ahmetit kanë filluar hetimet në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë.

Telegrafi ka siguruar një video-incizim ku shihet personi i plagosur i shtrirë në tokë.

Në video, po ashtu shihet një armë, për të cilën policia nuk ka dhënë detaje nëse është përdorur arma e njëjtë për rastin në fjalë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img