19.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Pamje nga përleshja e armatosur që ndodhi në Prishtinë

(Këto pamje nuk preferohet të shihen nga personat e mitur, si dhe nga persona të ndjeshëm)

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë mes dy grupeve në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe 17 tjerë janë lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të Prishtinës, ku sipas njoftimit të Policisë përleshja ka ndodhur pas orës 23:00.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, ka njoftuar Policia.

RTK ka publikuar pamjet nga vendi ku ndodhi përleshja mes disa personave.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img