23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Paga mesatare 900 euro në Shqipëri, Rama: Fryt i punës së çdo shqiptari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se pagat e reja në Shqipëri janë fryt i punës së çdo shqiptari.

Rama thotë se paga mesatare në Shqipëri dyfishohet duke arritur majën historike të 900 eurove në vitin 2024.

“PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona. Rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shkruar në Facebook se pagat e reja do të ndikojnë në forcimin e shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana.

“Po mbi të gjitha, pagat e reja janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img