12.2 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli mbështet dënimin e mërgimtarit që kërcënoi Hotin: Paralajmërim për gojëndyerit e kërcënuesit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës e dënoi sot me 2 mijë euro gjobë mërgimtarin nga Gjermania që kishte kanosur deputetin e LDK’së, Avdullah Hotin.

Pacolli e ka cilësuar këtë vendim si të drejtë, derisa ka thënë se shpreson të shërbejë si paralajmërim “për të gjithë ata, injorantë, të paturpshëm e gojëndyer që, pa asnjë arsye  fyejnë, shajnë e  kërcënojnë njerëzit.”

“Vendimi i sotëm ishte korrekt! Ky nuk është vetëm një gjykim në favor të drejtësisë së zotit Avdullah Hoti, por shpresoj të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata, injorantë, të paturpshëm e gojëndyer që, pa asnjë arsye fyejnë, shajnë e kërcënojnë njerëzit. Vendim shumë i drejtë!”, ka shkruar Pacolli.

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar sot me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Reshat Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, për kanosjen e deputetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin.

Fillimisht, atij iu shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 muajve, mirëpo me pëlqimin e të njëjtit dënimi me burgim iu zëvendësua me dënim me gjobë në shumë prej 2 mijë euro. Këtë gjobë ai obligohet që ta paguajë në dy këste në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas aktakuzës, më 15 dhjetor të vitit 2022 në Prishtinë, pasi Hoti, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte postuar në profilin e tij në rrjetit social “Facebook” mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i pandehuri Reshat Sadiku, me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “Facebook”, i shkruan koment që lidhet me punën apo me pozitën e të dëmtuarit dhe e kanosë seriozisht me fjalët: “Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, ku me këtë rast tek i dëmtuari shkakton ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën.

Në seancën fillestare që është mbajtur sot, ku edhe u arrit marrëveshja për pranim fajësie në mes të Prokurorisë dhe të akuzuarit, Sadiku iu ofrua Hotit dhe i kërkoi falje.

“Për shkak se edhe vetë kam pasur kanosje, internetin nuk e përdori shumë edhe nuk e kam fshi komentin. Për kanosjen, kërkoj falje publike me gjithë zemër, nëse ka diçka për ndihmë nga ana ime, jam i gatshëm. Kërkoj falje…”, tha ai.

I njëjti tha se nuk është person që bën të tilla veprime. “Kam kontribu shumë, tash më ndodhi kjo. Me të vërtetë gjunjëzohem para jush, se nuk jam njeri i tillë, kurrë në gjyq s’jam kanë as kurrë këso probleme s’kam pas”, tha i akuzuari.

Ndërsa, edhe deputeti Hoti i tha se ai është i pari që e ka sjellë në gjykatore.

“Ti ke qenë i pari që më ke sjellë këtu, kurrë s’kam qenë këtu”, tha Hoti.

I akuzuari sërish i kërkoi falje, duke i thënë se qëllimi i tij nuk ka qenë të bënte dëm diçka.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Hoti ka reaguar edhe në llogarinë e tij në Facebook, ku ka drejtuar gishtin ka partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për gjuhën e urrejtjes që përdoret nëpër rrjete sociale.

Ai tha se e pranoi marrëveshjen për pranim të fajësisë me kushtin që i akuzuari të kontribuojë në njërën nga organizatat bamirëse në vend.

“Gjuha e urrejtjes që po përdoret tash e shumë vite nëpër rrjete sociale dhe gjithandej është shqetësuese. Partia që tani është në pushtet për vite me radhë e ka ushqyer këtë gjuhë përçarëse, fyese, denigruese dhe kërcënuese.

Ndihem i obliguar për të informuar të gjithë opinionin publik për rastin që sot është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me kanosjen që më është bërë muaj më parë. Sot, është mbajtur seanca lidhur me rastin në fjalë dhe gjykata vendosi për dënimin e të akuzuarit për këtë vepër. Pranova marrëveshjen që ka bërë prokuroria dhe avokati i të pandehurit me kushtin që i njëjti të kontriboj në njërën nga organizatat bamirëse në vend”, ka shkruar Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img