23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

OVL-UÇK, dega në Junik: Mbi 20,000 ushtarë përmes Junikut janë furnizuar me armatim në Shqipëri

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Junik, ka reguar në lidhje me debatin rreth numrit të veteranëve të UÇK-së.

Sipas OVL-UÇK, dega në Junik, ka theksuar se janë dëshpëruese deklaratat paushalle të qarqeve të ndryshme rreth numrit të pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ne kemi të evidentuar mbi 20,000 ushtarë të cilët përmes Junikut janë furnizuar me armatim në Shqipëri dhe janë kthyer në vijat e frontit në Kosovë”, thuhet në këtë reagim të OVL-UÇK, dega Junik.

“Kërkojmë që listat të pastrohen nga “Veteranët e rrejshëm e mashtrues” dhe kërkojmë që secili që deklarohet për numrin e ish pjesëtareve të UÇK-së deklaratat e tij t’i ketë të bazuara dhe mos të krijoi opinion të gabuar për vlerën më të shenjtë morale e kombëtare, UÇK-në!”, thuhet më tej në reagim.

Deklarata e plotë e OVL – UÇK, Dega Junik:

Të shtyrë nga deklaratat e ndryshme të kohëve të fundit pas rastit, “Blakaj” nga përfaqësues zyrtar dhe jozyrtar, liderë politikë, shoqata dhe individë të ndryshëm, duke dashur që të pasqyrojmë realitetin e ditëve të lavdishme të luftës së shenjtë të UÇK-së, bëjmë një njoftim të opinionit për atë që kemi kaluar vetëm në Shtabin e UÇK-së në Junik dhe kjo mund të kontribuoj në krijimin e opinionit për luftën e shenjtë të UÇK-së në tërë territorin e Kosovës dhe më gjerë.

Pas fillimit të luftës dhe konsolidimit të forcave tona në Junik kemi numëruar më tepër se 800 ushtarë aktiv të kyçur në vijat e para të frontit si dhe në pritjen e përcjelljen e grupeve për furnizim me armatim në Shqipëri. 

Djemtë e Junikut kanë dhënë një kontribut të veçantë sidomos në përcjelljen e grupeve për furnizim nga Juniku për Tropojë dhe kthimin e tyre në Junik prej nga kanë vazhduar rrugën e lirisë në gjithë territorin e Kosovës. Kjo ka bërë që për një kohë të gjatë Juniku ka qenë arteria kryesore e furnizimit me armatim e gjithë Kosovës. 

Janë dëshpëruese deklaratat paushalle të qarqeve të ndryshme rreth numrit të pjesëtarëve të UÇK-së kur ne kemi të evidentuar mbi njëzetmijë ushtarë të cilët përmes Junikut janë furnizuar me armatim në Shqipëri dhe janë kthyer në vijat e frontit në Kosovë. 

Vlen të përmendet që vetëm më datën 01.07.1998 kemi të regjistruar mbi 700 ushtarë të lirisë të cilët janë percjellur për në Tropojë për furnizim me armatim. 

Të pakët kanë qenë ata Ushtarë të UÇK-së, të cilët përpos municionit kanë bartur më pakë se dy armë.

Ne nuk përkrahim asnjë manipulim rreth fitimit të statusit të veteranit të UÇK-së dhe kërkojmë që listat të pastrohen nga “Veteranët e rrejshëm e mashtrues” dhe kërkojmë që secili që deklarohet për numrin e ish pjesëtareve të UÇK-së deklaratat e tij t’i ketë të bazuara dhe mos të krijoi opinion të gabuar për vlerën më të shenjtë morale e kombëtare, UÇK-në!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img