18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Osmani u takua me ambasadorin Rohde, folën për situatën në veri, Samitin e Procesit të Berlinit dhe atë të NATO’s

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit, ata kanë folur lidhur me situatën në veri të vendit dhe “angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës”

Osmani citohet të ketë thënë se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët.

Ata kanë folur edhe për përgatitjet që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani.

“Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, me të cilin biseduan  lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës. Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët. Gjithashtu, Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorin Rohde lidhur me përgatitjet që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img