13.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takon tre nga pesë ish-presidentët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre nga pesë ish-presidentët e vendit. Osmani ka pritur në takim ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

E para e shtetit tha se i ka ftuar ish presidentët për të krijuar një kulturë të re institucionale të konsultimit.

“I kam ftuar që të tre për të krijuar një kulturë të re institucionale e cila është e domosdoshme për të ecur përpara. Po ashtu, për të krijuar një model të ri të konsultimit”, tha ajo.

Krahas kësaj, Osmani çmoi edhe rolin e secilit ish presidentë në shtet-formimin e Kosovës.

“Besoj shumë se me secilin do të bashkojmë forcat për një të ardhme më të mirë”, tha ajo.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet në Hagë, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img