17.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takon Hovenierin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Osmani takon Hovenierin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Bëhet e ditur se është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale.

“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img