11 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Republika e Kosovës është ndërtuar në bazë të gjakut të dëshmorëve të UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe ministra të kabinetit qeveritarë, kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së tij, së bashku me Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhën.

Me këtë rast, presidentja Osmani tha se sot i përkujtojmë për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahir Pajziti me shokë, për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të gjithë ata që luftonin së bashku me të duke iu dhënë frymëzim edhe më të madh, por edhe gjithë të tjerët që iu bashkuan UÇK-së pas rënies së tyre.

“Kjo ditë është prej ditëve më të lavdishme të UÇK-së dhe të gjithë Republikë së Kosovës që u ndërtua mbi themel të forta dhe ato mbesin të forta pikërisht se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Natyrisht që përkujtimi për ta, respektimi për ta do të mbesë i përjetshëm, por edhe puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak e sakrificë do ta ketë udhërrëfyes, pikërisht këtë sakrificë e këtë heroizëm. Pikërisht shembullin e tyre që u dha 26 vjet më parë”, deklaroi presidentja Osmani.

“Në këtë 26-vjetor të rënies së heronjve tanë, i përkujtojmë si lajmëtarë të lirisë, për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahiri me shokë. Për të gjithë ushtarët e UÇK, për të gjithë ata që luftonin për Zahirin, frymëzim edhe më të madh, por edhe për të gjithë ata që iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ditë është ndër më të lavdishmet të historisë së UÇK-së, dhe të gjitha Republikës së Kosovës”, deklaroi Osmani.

Sipas presidentes, Republika e Kosovës u krijua mbi themelet e forta të gjakut të dëshmorëve dhe të heronjve.

“Përkujtimi dhe respekti do të mbesë i përjetshëm, por edhe puna jona në forcimin e shtetit, që u ndërtua me gjak, do ta ketë udhërrëfyes këtë sakrificë dhe heroizëm, shembullin e tyre që u dha 26 vjet më parë”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img