22 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Osmani pret kryediplomaten belge: Flasin për sigurinë dhe sulmin e 24 shtatorit

Kryediplomatja belge Hadja Lahbib po qëndron në Kosovë.

Ajo pas takimit që pati me kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla, ka takuar edhe të paren e shtetit Vjosa Osmani.

Për këtë takim kanë njoftuar nga zyra e presidentes Osmani, të cilët njëherit e kanë falënderuar ministren belge që shteti i saj jep mbështetjen për Kosovën.

Osmani e ka falënderuar shtetin e Belgjikës të cilët kanë vendosur të ngrisin marëdhënjet me Kosovën në nivel më të lartë, pra duke hapur ambasadë në Prishtinë.

Nga presidenca njoftuan se kryediplomaten belge e kanë njoftuar edhe me situatën e sigurisë në vend, veçmas për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Njoftimi nga presidenca:

Presidentja Osmani priti në takim ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib.

Në këtë takim, Presidentja Osmani falënderoi  Belgjikën për mbështetjen për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetjen e ofruar për anëtarësim në Këshillin e Evropës e në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjithashtu, Presidentja Osmani përgëzoi shtetin e Belgjikës për ngritjen e nivelit diplomatik të marrëdhënieve ndërshtetërore me hapjen e Ambasadës në Prishtinë.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, si dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Presidentja Osmani ka theksuar se mërgata e Kosovës në Belgjikë luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në takim, Presidentja Osmani e ka informuar ministren Lahbib edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, posaçërisht në lidhje me agresionin e 24 shtatorit të Serbisë ndaj Kosovës dhe nevojën e adresimit të përgjegjësisë së saj për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

 

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është një vend modern evropian, demokratik dhe shumetnik që aspiron të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se meqë Belgjika e merr presidencën e BE-së më 1 janar 2024, ndaj Kosova është e interesuar të punojë sa më afër me Presidencën belge për të siguruar progres konkret në procesin e integrimit të Kosovës në BE.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img